Elona Guri ‘shpërthen’ kundër deputetit të PS: Dy fjalë llafazanit Braçe

Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri ka reaguar sot ndaj akuzave të deputetit të PS, Erjon Braçe për LSI. Në një reagim në Facebook, Guri shprehet se Erjon Braçe që bën sikur i “qan shpirti” për të varfrit nuk ka folur asnjë fjalë kundër koncesioneve.

Deklarata e plotë e Elona Gurit në Facebook

“Dy fjalë llafazanit Braçe

Swiss Digital Desktop Reklama

Si një kone e vogël që vetëm leh kur shefi i thotë “skape”, edhe sot nuk mund të mungonte angullima e Braçes. I mësuar të kuisë me komandë, si atëherë kur lau duart dhe te pasmet e shefit të tij nga sarina, edhe sot u mundua të shndërrojë “kokainën” në miell të varfërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtij po, që i digjet shpirti për të pamundurit. Ashtu siç i digjet për paratë e shqiptarëve që shkojnë në koncensionet korruptivo-kriminale të oligarkëve. Aq shumë shqetësohet sa ka dy vite që mban të bllokuar nismën antikoncension të LSI në sirtarët e tij, pa e shqyrtuar, se ende shefi i tij nuk i ka thënë, skape.

Po po, i digjet, si ju dogj edhe posti i ministrit se nuk kishte lehur dot aq fort, se aq takat ka i shkreti. Pas shtatë muajsh filloi të kujisë. I tha shefi, skape!

Këtij që mendon për të varfërit, që ende nuk ka shqiptuar një gërmë për kostot e transportit që iu rriten eksporteve të divjakasve, tërbufavse, gradishtiotëve, të gjithë fermerëve të Lushnjes me taksën e rrugës së Kombit, të asaj rruge që nuk ka lënë llum pa hedhur kundër saj.

Këtij i çahet zemra për të varfrit, aq sa nuk ka thënë asnjë fjalë për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të 30 mijë familjeve, se paratë e tyre duhet të shkojnë për të mbushur thasët e oligarkëve të shefit të tij.

Ah, këtij po i dhimbsen të varfërit, që nuk artikuloi asnjë fjali, kur dhjetra biznese u prishën në Golem, për t’i dhënë pamje vilës së shefit të tij.

Ky, Braçja i vogël, bëhet i madh, kur është puna për të justifikuar zullumet e shefit “Skape”, si me drogën që mbuloi vendin dhe turpëroi Shqipërinë, ashtu edhe për kontratat thellësisht korruptive për llogari të blerjes së votave, që shqiptarët t’i bëjë edhe më të varfër, aq sa edhe fëmijë të mos kenë guxim të bëjnë.

Edhe një diçka të fundit, mos u përdor si stanok, i shefit Skape, se deri aty i shkon e për atë të mban, se nuk e merr dot karriken e ministrit!”.

Braçe: PD dhe LSI nuk kanë hallin e të varfërve

Në një koment në Facebook, deputeti Erjon Braçe akuzoi sot drejtuesit e PD dhe LSI se po krijojnë tensione në Kuvend për interesa personale dhe jo për qytetarët.

Deklarata e Braçes në Facebook:

“KUR TE PASURIT NE KUVEND QELLOJNE ME MIELL, VEZE, UJE!

Keni degjuar gjate keto kohe qe, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi te flasin per varferine e te varferit!

Propagande kam thene; Menyra e te jetuarit me bind per kete!

Urdheroni; A mund te kete respekt per te varferit nje deputet, dy, tre te tille,
kryetaret e pasur ne krye te tyre qe, QELLOJNE ME MIELL,
BUKEN E TE VARFERVE?! Kurre! Deputet e pasur qe kurre nuk e perdorin miellin ne shtepite e tyre, nuk e kane nje qese te tille ne rafte-su duhet, krudot e sushi nuk behen me te,
vec respekt per buken e fukarait nuk mund te kene!

Qelbesira! Ju i doni fukarenjte thjesht per bythen tuaj, karigen per ate bythe, asgje tjeter!

Buka e fukarait te ze! Ne mos sot, nje dite po vjen!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?