Elona Guri: Vagabondët mavi sulmojnë opozitën nga frika e humbjes më 25 prill

Drejtuesja politike e LSI-së Durrës, Elona Guri thotë se sulmi i Policisë Bashkiake ndaj FRD-së tregon se vagabondët mavi nga frika e humbjes më 25 prill, sulmojnë opozitën.

”Dhuna që ka ushtruar në këto 8 vite shteti policor i krye-frikacakut i bërë cub nga pushteti do kthehet në zemërimin më të madh mbarëpopullor që jo vetëm do e marrë zvarrë këtë pushtet vagabondësh por nuk do gjejnë dot një pëllëmbë vend ku të qajnë e vajtojnë”,-shkruan Guri.

Ditën e sotme, policia e shtetit dhe e bashkisë së Tiranës kanë kërkuar të bastisin zyrat e partisë opozitare Fryma e Re Demokratike. Policia ka ushtruar dhunë ndaj drejtuesit të FRD, Sali Shehu dhe kanë tentuar nxjerrjen me forcë të tij dhe drejtuesve nga godina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i FRD-së ka njoftuar Presidentin Meta për atë që po ndodhte dhe kreu i shtetit ka shkuar në zyrat e FRD, ku dhe në prani të tij policia po dhunonte drejtuesit e FRD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Dhuna që ka ushtruar në këto 8 vite shteti policor i krye-frikacakut i bërë cub nga pushteti do kthehet në zemërimin më të madh mbarëpopullor që jo vetëm do e marrë zvarrë këtë pushtet vagabondësh por nuk do gjejnë dot një pëllëmbë vend ku të qajnë e vajtojnë. Vagabondët mavi sulmojnë opozitën nga frika që kanë për humbjen e thellë që i pret së shpejti. Humbja më e madhe e 30 viteve të fundit. U drodhën në pranverën e 2 marsit e do u shkunden më keq poturet në pranverën shqiptare të 25 prillit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?