Emergjenca për koronavirusin, qeveria të vendos moratorium për pagesa dhe detyrimet financiare

Në foto: Tirana e zbarzur për shkak të emergjencës së koronavirusit
Në foto: Tirana e zbarzur për shkak të emergjencës së koronavirusit

Emergjenca për koronavirusin ka bllokuar gjithçka në Shqipëri. Me përjashtim të bizneseve të prodhimit bazë, ushqime etj, çdo gjë tjetër në biznes është paralizuar thuajse totalisht. Llogaritjet paraprake flasin për 25 milionë euro humbje në ditë për ekonominë, por shifra është jo zyrtare dhe humbjet mund të jenë shumë më të mëdha.

Veç efekteve direkte në prodhim dhe shërbimet e biznesit, si lokalet dhe restorantet, emergjenca dhe pezullimi i aktiviteteve ka ndikim edhe në zbatimin e afateve të kontratave të pagesës.

Shumë individë dhe biznese kanë kontrata dhe afate të parashkruar për kryerjen e pagesave, afate që në kushtet aktuale nuk kryhen dot për shumë shkaqe.

Për këtë arsye, ekspertë të drejtësisë dhe ekonomisë sugjerojnë se qeveria dhe institucionet e tjerra duhet të shpallin një moratorium për afatet e shlyerjes së detyrimeve.

Moratoriumi është i domosdoshëm edhe për afatet e tatimeve, të cilat sipas ligjeve paguhen në një datë të caktuar. Shumë kontrata biznesi dhe marrëveshje individuale kanë të përcaktuara afate strikte kohore për kryerjen e pagesave. Po ashtu, ka mjaft procese gjyqësore, administrative, që lidhen me afate pagesash, vendime gjykate dhe detyrime kohore. Me emergjencën aktuale këto kontrata nuk do të zbatohen .

E vetmja zgjidhje është që të vendoset një moratorium për të shpëtuar këtë kolaps. Juridikisht një vendim i tillë është i mundur, pasi ajo që po ndodh quhet forcë madhore që shtyn afatet.  Moratoriumi duhet të përfshijë të gjitha detyrimet dhe afatet e parashkrimit dhe duhet të përfshijë ditët që kur nisi emergjenca dhe deri sa situata të kthehet në normalitet. /Koha Jonë

Lexoni edhe

Shkon në 38 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend

“Është vetëm fillimi!” Mjeku infeksionist: Ky virus ka frikë vetëm kujdesin e disiplinën. Do t’ia dalim së bashku

Covid-19/ Majko: Kjo situatë nuk është çështje ditësh! Durim dhe kurajo!

Ambasadorja Kim uron Ditën e Verës: Le të mbajmë distancë fizikisht,

Dom Gjergj Meta, qeveritarëve: Sigurohuni të mos mungojë sapuni dhe uji, lini mjekët të flasin

Këshilla e pedagoges shqiptare në Oxford: Ja pse sapuni vret virusin më mirë

 

SHKARKO APP