Emrat, PD: Qytetarët që bashkëbiseduan me Ramën në Kukës, nëpunës të administratës

Partia Demokratike deklaron se personat me të cilët kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online, nuk janë thjeshtë banorë të Kuksit, por nëpunës të lartë të administratës shtetërore.

Në një njoftim për mediat, PD jep dhe emrat e tyre ku rezultojnë drejtorë të Postës, Ujësjellësit dhe agjencive qeveritare. Sipas PD, një prej të pranishmëve, ​ Xhevdet Sopaj, ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Njoftim i plotë i Partisë Demokratike:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me preçedentë kriminalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.

Jaho Hoxha                         – Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha                      – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina                       – Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu             – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça             – Mësuese

Afrim Hoda                         – OSHEE

Ledian Halilaj                     – Zyra Punës

Skender Ahmeti                -DAR

Clirim Spahiu                     – Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi                          -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota                         -Drejtor i IKMT-së

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?