FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Endrit Braimllari në Shkodër: Rama kryeson një qeveri banditësh

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari i cili ndodhte sot në Shkodër, në protestën për lirimin e 11 kukësianëve të arrestuar hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë.
Ai tha se arrestimi i qytetarëve të Kukësit është i paligjshëm dhe dëshmi e një qeverie që drejtohet nga banditë.

“Gjykata duhet tu kthej dinjitetin këtyre protestuesve. Edi Rama kryeson një qeveri banditësh. Epoka e hetimeve politike në Shqipëri ka marre fund. Protestuesit janë në të drejtën e tyre legjitime dhe u provokuan nga Edi Rama dhe banda e tij qeveritare. Banditi i qeverisë nuk mund ti mbylli gojën çdo shqiptari sepse proteston për të drejtën e tij. Ne nuk do ta lejojmë. Jemi përkrah protestuesve dhe do të vazhdojmë pa u ndalur, sepse besojmë te kauza e tyre e drejtë dhe qytetare”,- tha Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?