Endrit Braimllari poston videon nga Korça: Rilindja shkatërroi bujqësinë

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, vijon denoncimet për vështirësitë me të cilat përballen fermerët çdo ditë e më shumë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se qeveria Rama ka shkatërruar bujqësinë dhe ka rrënuar fermerin vendas.

Sipas tij, fermerët në fushën e Korçës vazhdojnë dhe presin rrënjët e mollës sepse nuk përballojnë dot as koston e prodhimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rilindja shkatërroi bujqësinë dhe fermerin vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fermerët në fushën e Korçës vazhdojnë dhe presin rrënjet e mollës sepse nuk përballojnë dot as koston e prodhimit.

Qeveria Rama ka shkatërruar bujqësinë dhe ka rrënuar fermerin vendas.

Kjo qeveri nuk dëgjon hallet e qytarëve dhe të plotësojë nevojat e tyre por ka si model vetëm favorizimin e oligarkisë dhe hajdutërinë.

Fermerët kanë nevojë për mbështetje.

LSI është e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve.

Subvencion i drejtpërdrejt për çdo fermer, çdo kokë bagëti, çdo koshere blete, çdo fermë e ndërtuar dhe çdo dynym tokë e punuar.

Heqjen e akcizës së naftës për fermerët.

Heqjen e çdo barriere për subvencionin dhe përkrahjen e fermerëve që deri tani kanë rezultuar barriera korruptive në shërbim të Edi Ramës“, shkruan Braimllari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?