Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Energjia, shkërmoqja e kryereformës së qeverisë

Politikë E mërkurë, 20 Nëntor 2019 17:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Klodian Tomorri

Diskutimet e projektbuxhetit 2020 në komisionet parlamentare të Kuvendit kanë nxjerr në pah qartazi për publikun situatën e vështirë të ekonomisë dhe financave të shtetit gjatë këtij viti. Por ka një sektor tjetër, ku edhe pse debati nuk është kaq publik, këmbanat e alarmit janë po aq të forta. Ai është energjia. Prej vitesh e cilësuar si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë, tashmë reforma energjetike po shkërmoqet. Vendi ka nisur të bëjë hapa pas dhe sektori është duke u zhytur sërish në krizë financiare. Alarmin e jep Sekretariati i Energjisë në Vjenë.

Në raportin e fundit, Sekretariati e klasifikoi Shqipërinë si vendin e vetëm në rajon, që vitin e kaluar shënoi regres në reformat e sektorit energjetik. Gjetjet e raportit janë shqetësuese. Raporti, ndoshta më i rëndi që Sekretariati ka hartuar ndonjëherë mbi Shqipërinë, vëren se Ministria e Energjisë zvarrit liberalizimin e tregut duke ruajtur monopolet, diskriminon investitorët privatë që duan të investojnë në burimet e reja, nuk respekton kontratat shtetërore dhe minon projektet me mbështetje të huaj. Këto kritika të forta janë të dokumentuara edhe me raste konkrete.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, vonesat pa fund në krijimin e bursës së energjisë dhe mungesa e vullnetit për ndarjen funksionale të OSHEE mbajnë tregun të mbyllur dhe rrisin kostot që paguajnë qytetarët për energjinë.

Së dyti, diskriminimi i investitorëve privat pengon ndërtimin e burimeve të reja të energjisë, të cilat rrisin prodhimin vendas dhe ulin kostot për qytetarët. Në fund të vitit të kaluar, qeveria zhvilloi ankandin për impiantin diellor të Akernisë me kapacitet 100 mega vat. Fitues i garës u shpall një konsorcium i kryesuar nga India Power Generation. Sipas formulës, gjysma e energjisë së prodhuar do të blihej nga shtetit me çmimin 58 euro për mega, ndërsa gjysma tjetër do të shitej në treg të lirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse kontrata e zhvillimit është nënshkruar, Ministria e Energjisë zvarrit firmosjen e kontratës për blerjen e energjisë me kompaninë fituese duke bllokuar ndërtimin e centralit. Sipas Sekretariatit, kjo zvarritje është shqetësuese dhe minon diversifikimin e burimeve energjetike të vendit. Impianti i Akërnisë nuk është investimi i vetëm që zvarritet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me termocentralin e Vlorës, fati i të cilit mbetet mister edhe pse ankandi është shpallur që në fillim të vitit. Të gjithë këto janë masa apo reforma pa asnjë kosto për buxhetin dhe nuk kërkojnë para, por vetëm vullnet. Por me sa duket vullneti i qeverisë ekziston vetëm kur në lojë ka para dhe tendera për të shpërndarë, jo kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Zbehja e reformës energjetike është me pasoja të rënda për ekonominë, qytetarët dhe financat e shtetit. Këtë vit Shqipëria bleu mbi 100 milionë euro energji nga jashtë, teksa prodhimi vendas gati 100 për qind hidrik mbetet në varësinë e reshjeve. Por ndërsa qytetarët dhe buxheti paguajnë miliarda për të blerë energji nga importi, investimet që rrisin prodhimin vendas pengohen nga burokracitë apo mungesa e vullnetit. Ndryshimet e fillimvitit në qeveri duhet të kishin dhënë impulse të reja për të thelluar reformat e domosdoshme në sektorët kyç të ekonomisë, veçanërisht energjinë. Ajo që rezultoi ishte një tjetër. 2019-a ishte viti i regresit të shumëfishtë, i cili ktheu me kokëposhtë edhe kryereformën e qeverisë.

Etiketat e lidhura

Klodian Tomorri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 5 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 13 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 14 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 19 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.