FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Braçe: Vaksina e Covid-it të bëhet me detyrim, siç po e bën gjithë bota!

Ish-zëvendëskryeminitri, Erion Braçe, nga salla e Kuvendit tha se Shqipëria duhet ta bëjë vaksinimin me detyrim.

Deputeti socialist foli me tone të ashpra në parlament për shifrat e covid në vend dhe mosrespektimin e masave kundër virusit, dhe kritikat i nisi që nga kolegët e vetë.

Numri i infektimeve është herë i qëndrueshëm dhe herë ka kolp, dhe ka kolp kur shkelen masat.
Sot që flasim të sëmurë aktivë kemi më shumë se 6000 veta. Këtu duhet mbajt maskë, që parë pashë kryeministrin dhe disa ministra, nuk bëhen as 5 veta bashkë, dhe kur nuk rrezatohet zbatimi i masave këtu, mos të kërkojë njeri të zbatohen diku tjetër.
Kemi vendos një rregull që të jemi të gjithë të vaksinuar, disa janë të pavaksinuat, po test ju kërkoi njeri, jo, po per orën policore, nuk zbatohet, zero, dhe të penalizuarit janë ata që janë të vaksinuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa diksutim po humbim kohë, të kushtëzojmë aktivitet me vaksnim, këtu po shkon gjithë bota, nuk e di pse se bëjmë këtë.
Ka një zgjidhje, vaksinim me detyrim për cdo lloj aktivteti Do të mbash lokalin hapur vaksinoji punonjësit. Do të punosh në klubin tënd prit vetëmj të vaksinuarit, duke nisur nga këtu“, tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?