Erion Veliaj bën bilancin: Bashkia e Tiranës humbi 20 % të të ardhurave nga sulmet kibernetike
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar se kryeqyeteti ka humbur 20 % të të ardhurave nga sulmet kibernetike.
“Sot kemi bërë një bilanc në Bashkinë e Tiranës. Nga ndërprerja e shërbimeve në korrik-gusht, licencat, taksat, shërbime që janë dizajnuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, ne u plenalizuam. Qartazi Irani ishte pas sulmit. Sot siç folëm dhe në konferencën e paradites, Irani ishte pas atij veprimi, dhe për sulmin që patëm në sistemin TIMS. Kjo Shqipëri që është aleate besnike meriton mbështetje. Ishte përpjekje për të sensibilizuar. Me miq të tillë Shqipëria s’do të jetë kurrë vetëm. Që të sigurohemi që sulmet s’do jenë të përmuajshme. Bashkia e Tiranës humbi 2 muaj të ardhura nga sulmi. Dy muaj, duke menduar se janari dhe dhjetori janë “muaj të vdekur” janë 1/5 e të ardhurave të bashkisë. 20 % të ardhura të munguara. Na duhet mbështetje. Fillimisht kanë qenë agjent të FBI që ndihmuan për të sjellë sisteme të tjera. Por na duhen sisteme parandaluese për të paraprirë çdo situate.”, tha Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

