Erion Veliaj “Qytetar Nderi” në Prizren në Ditën e Madhe të Pavarësisë
Politikë E Premte, 17 Shkurt 2023 21:30
Sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori titullin”Qytetar Nderi” i komunës së Prizrenit (Kosovë). Pak ditë me parë Veliaj e mori këtë titull edhe në Komunën e Preshevës (Serbi).
Dhënia pikërisht sot me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte një privilegj për kryebashkiakun e Tiranës, i cili po zgjeron nga pak e përditë kufijtë e lidershipit të tij.
“Sot paradite, në Prizren, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nderuam me respekt dhe përulje gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për liri.
Kosova është themeluar mbi sakrificat dhe jetët rinore të atyre që lanë gjithçka për këtë tokë të shenjtë.
Respekt për dëshmorët, qofshin gjithmonë të paharruar!”-shkruan Erion Veliaj.

KOHA JONË SONDAZH

