Erion Veliaj: Shkolla “Kosova”, më e bukura e Tiranës

Pas 15 vitesh, shkolla 9-të vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës, si shkolla më moderne dhe më e bukur e Tiranës

Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj uroi nxënësit e shkollës “Kosova” për fillimin e vitit të ri shkollor që këtë vit nuk do të duhet të studiojnë me dy turne të shpërndarë nëpër shkolla të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mua sot më gëzon zemra kur shoh ish-shkollën time e transformuar pas një kaluari shumë shumë të gjatë. Jam i sigurt që sot i gëzon zemra jo vetëm atyre që janë nxënës, por atyre që janë prindër, atyre që janë gjyshër dhe gjyshe, atyre që janë dhe fqinjët e këtij komuniteti dhe anëtarët e këtij komuniteti se si shohin një tokë të shkretë, një histori të dhimbshme të tranzicionit tonë të transformuar në një mrekulli. Ne të gjithë kemi qenë krenar dhe kemi thënë, kemi bërë shkollën “Kosova”, u shpreh Veliaj, teksa tha se shkolla Kosova përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë, që nga djegia dhe tentativat për të bërë pallat e deri tek rindërtimi i saj me kushte moderne.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo shkollë pa edhe rrumpallën e viteve ’90 edhe ndërtime pa leje rreth saj, madje edhe në oborr kemi pasur disa ndërtime pa leje që ju e dini fare mirë me sa mund janë prishur. Kjo shkollë pa edhe atë kazino-kapitalizmin e dikujt që ishte gati jo vetëm ta digjte shkollën, por të mbyllte letrat në gjykatë me një eficencë që askush se kishte parë ndonjëherë në gjykatat shqiptare dhe ta përgatiste për një grabitje të madhe.

Ja ku jemi sot dhe unë besoj që pavarësisht se çfarë dëgjojmë në fund veprat mbeten dhe ajo që vendosëm me kryeministrin që dua ta falënderoj me gjithë zemër sot, si një nga meraqet e para kur ne fituam Bashkinë e Tiranës për të filluar punën, shkolla “Kosova”. Në fakt bëmë një shpronësim që na vlejti pothuajse sa e gjithë vlera e shkollës e megjithatë thamë, ia vlen, duhet bërë. Është domosdoshmëri që Tiranës t’i japim jo vetëm një shkollë të re, por edhe një simbol të ri se çfarë do të thotë të bësh punë publike”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë falënderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për vendimin e marrë për të mbështetur transformimin e kësaj shkolle ku do edukohen brezat e ardhshëm. “Të falënderoj Edi me gjithë zemër! Juve, Linditën, gjithë Qeverinë, jo vetëm ata që merren ekskluzivisht me arsimin, por të gjithë ata që si një fuqi transformuese vendosën të ndryshonin këtë shkollë. Falënderimi i shkon mësuesve, drejtoreshës, ministres sonë të Arsimit. Ndonjëherë edhe unë harroj sa shpejt ikën koha, mbaj mend që kemi qenë me Edin, Linditën, Mirelën, në krahun tjetër të rrugës, kur para një viti mbaroi Liceu, dhe çfarë transformimi kemi aty tani që po shtohet salla e aktiviteteve dhe koncerteve. Në fakt edhe këtu te shkolla “Kosova” po shtohet salla e aktiviteteve, sapo e kemi mbaruar mbrëmë. Do të thotë se pas mësimit mund ta përdorim, një koncert, një recital, një poezitë, një bandë muzikore, siç po bëjmë aktivitete e tilla në të gjitha shkollat komunitare”, deklaroi Veliaj, i cili ftoi nxënësit dhe fëmijët e këtij komuniteti që pas mësimit të shfrytëzojnë ambientet e shkollës së rindërtuar ‘Kosova” e cila hap dyert edhe si qendër komunitare. “Për herë të parë kemi filluar edhe nga klasat parashkollore, kemi filluar nga kopshtet. Kemi filluar me një klasë parashkollore pilot, e cila më pas do të vazhdojë edhe më tej. Dhe lajmi tjetër i mirë është se nuk është me një shkollë ushtrimore 4-vjeçare, as 6-vjeçare, është në fakt një 9-vjeçare e plotë. Kështu që për herë të parë do të jetë gjenerata e re, të cilët do të thonë jemi te shkolla 9-vjeçare “Kosova” dhe jo shkolla ushtrimore 4-vjeçare”, deklaroi Veliaj.

Shkolla Kosova është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?