Erion Veliaj zbulon se çfarë do të ndodhi më 31 dhjetor

I ftuar në emisionin e pasdites “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën në RTSH 1, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi disa detaje se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet.

“Ne kemi prenotuar fishekzjarret, kemi prenotuar artistët më të mirë në vend për ndërrimin e viteve në Tiranë. Ndërkohë kemi dhe fishekzjarret, thjesht duhet të rakordohemi me qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ajo natë të lejohet.

Por ne gjithsesi do të kemi një festë në Tiranë në fundin e vitit, sigurisht për të pritur Tiranën që është Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022-shin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe ndërkohë nga data 1 janar ne do të fillojmë nga aktivitetet, pra ne do të kemi një vit me rreth 1 mijë aktivitete”, beri me dije kryebashkiaku Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?