FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erjon Braçe kritika qeverisë: Sqaroni biznesin për taksën. Shkoni në çdo dyqan

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe ka folur lidhur me mungesën e komunikimit të qeverisë për TVSH-në e biznesit të vogël. Sipas deputetit socialist, qeveria ka një mungesë komunikimi edhe për rastin e pragut prej 2 milionësh për biznesin e vogël, gjë të cilën ai tha se ia ka thënë edhe kryeministrit Rama.

“Mungon komunikimi i qeverisë për TVSH-së së biznesit të vogël ashtu siç ishte me tarifën. Qeveria duhet të kishte shkuar me letër në dorë dyqan më dyqan e tu shpjegonte se çfarë do të ndodhte. Kjo skemë synon kapjen e biznesit të madhe e jo dëmtimin e të voglit. Shumica e bizneseve të vogla nuk do të përfshihen në skemë”,- tha Braçe.

Braçe u shpreh se janë 10 mijë biznese të vogla, të krijuara nga këto të mëdhenjtë për të mënjanuar TVSH-në të cilat do të përfshihen në skemë. Braçe u shpreh se, “80% e atyre që sot morën pjesë në protestë nuk do të përfshihen në skemë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?