Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 10:01 Dita e shtatë e revoltës, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi “Skënderbej”. Policia i shpërndan Një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, edhe pse protesta pritet të nisë pranë mesditës. Ata dëgjohen të përsërisin thirrjet kundër qeverisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Nisja e mësimit
  • Studentët dhe policia
  • Kriza politike
  • Mësuesit dhe dhuna
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Nisja e mësimit
  • Studentët dhe policia
  • Kriza politike
  • Mësuesit dhe dhuna
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ertila Nikolli: Kurbini me LSI-në, për një qeverisje me dinjitet e në shërbim të qytetarëve

Intervista E enjte, 8 Prill 2021 15:33
Ertila Nikolli: Kurbini me LSI-në, për një qeverisje me dinjitet e në shërbim të qytetarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistoi : Bektash ZENELI

E kandiduar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e dyta nga radha e të përzgjedhurve në Qarkun e Lezhës, Ertila Nikolli, ekonomiste në profesion, me emër të mirë në gjithë komunitetin e Kurbinit ku kandidon, në intervistën për “Koha Jonë “ flet thjesht dhe qartë mbi motivet të cilën e shtynë të kandidojë në këtë zonë “të nxehtë” e jo pa probleme të trashëguara. Ajo ndër të tjera thekson besimin e fortë që ka tek LSI-ja, si forca politike e mbajtjes së fjalës së dhënë, si dhe tek vetvetja për t’ia dalë me sukeses misionit të nisur e që pas fitores së opozotiës me 25 Prill do të përmbyllet me realizimin e gjithë angazhimeve të marra para zgjedhësve, ku edhe Kurbini të bëhet vendi ku sejcili prej nesh mund të ndërtojë të ardhmen e tij  si qyteatar i denjë europian.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Zonja Ertila, cilat qenë motivet që ju shtyjnë juve t’i futeni rrugës së politikës?

Personalisht nuk kam patur synim, objektiv apo ndonjë projekt për t’iu futur rrugës së politikës Profesioni im është ai i ekonomistes . Krahas detyrimeve familiare të cilat i kam patur parësore, profesionit të ekonomistes i kam kushtuar vëmendje të vazhdueshme . Rezultatet  e deri tanishme të punës kudo që unë kam punuar me bëjnë që ta ndjej veten krenare për çka kam arritur. Jeta, zhvillimet e saj të bëjnë që të përballësh edhe me sfida të tilla të paparishikuara siç është edhe kjo e hyrjes në politikë, për të dalë edhe te përgjgija e pyetjes suaj. Ftesa për të kandiduar për në Kuvendin e ri të Shqipërisë më ka ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, nga kryetaria e saj Monika Kryemadhi, ku me siguri ajo është bazuar në gjithë informacionin e nevojshëm rreth figurës sime. Dhe unë nuk hezitova, por pranova këtë ftesë, madje me respekt e mirënjohje njëkohësisht. E gjitha kjo ndodhi pas një konsulte me gjithë rrethin familjar. Familja ime ishte  inkurajuejsa dhe mbështetja e parë. Përgjgija ime pozitive krahas të tjerash kishte edhe një bazë të fuqishme ; qoftë nga familja e prindërve të mi ashtu edhe nga kjo e bashkëshortit, prej vitesh kanë qënë mbështetës të së majtës, madje i kanë dhënë shumë asaj.

Motivi tjetër i rëndësishëm është edhe bindja ime si e shumë e shumë të tjerëve që Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike, e cila do ta çojë Shqipërinë drejt integrimit të sigurtë, drejt Europës që të gjithë e dëshirojnë. Duke patur këtë bindje jam krejt e sigurtë që me LSI-në në qeverisje askush nuk do të zhgënjehet.

Ju jeni rënditur e dyta nga radha e kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Lezhës po që përfaqsoni Kurbinin, a keni objektiva konkrete për ktë zonë?

Kemi program konkret, objektiva për sektorë kryesorë jetik. Të gjitha bashkë të realizuara do t’i rikthejnë Kurbinit dinjitetin e mohuar. Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë publikisht me program konkret e objektiva po të tilla më qartë se çdo forcë tjetër politike, së paku personalisht këtë bindje kam.

Krahas tyre ne kemi përcaktuar prioritetet specifike për Kurbinin, zonat urbane dhe rurale të tij qytetet dhe fshatrat gjer ato më të skajshmet. Ndër to’ mund të përmendim; imponimin ligjor e moral për rritjen e efikasitetit të punës së adminitratës lokale, rritjes cilësore të punës në sektorët prioritar siç janë arsimi e shëndetësia, përmirësimin e infrastrukturës rrugore , ato ndërqytetase si dhe ato të zonave rurale, furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm e energji. Bujqësia, blektoria, agropërpunimi do të mbështeten pa rezerva duke u vlerësuar si sektorë kryesorë ekonomike të cilat sjellin cilësi jete, vende të reja pune e mirëqënie. Eshtë për të ardhur keq që në disa aspekte kemi mbetur akoma në vitet ’90!  Vetëm një shembull; rrugët rurale në malësinë e Kurbinit janë në gjendje të njëjtë apo më rëndë akoma se në ato vite!

Zhvillimi i turizmit do të shihet si prioritet i veçantë për vetë resurset që Kurbini ka në këtë fushë, fatkeqësisht akoma të pa shfrytëzura me efikasitetin e duhur.

A mund të na thoni diçka më konkretisht vetëm për sektorin e turizmit-burim  punësimi e zhvillimi?

Janë një sërë faktorësh ku të gjithë bashkë bëjnë që me një përkujdesje të veçantë, turizmi të njohë zhvillime progresive në Kurbin. Relievi, klima, flora dhe fauna , burimet natyrore, burimet hidrike e bëjnë këtë plotësisht të mundur. Deri me tani kanë munguar përkujdesja, projektet.

Kurbin është nga rrethet më të spikatura me resurse te pafundme zhvillimore në fushën e turizmit, ku në harmoni të plotë janë të lidhura bregdeti dhe e gjithë zona fushore, ajo malore gjer në zonat më të thella. Laguna e Patokut, gryka e Shkopetit, objektet e shpallura “monument  kulture “, kalaja e Sebastes dhe ajo e Daulës, objekti i famshëm i Shna’ Ndout e Shna’ Premtes, vendi ku është çelur më e para shkollë shqipe në Kurbin në vitin 1632, mulliri “Fallë” i vendosur mes Gallatës e Vinjollit , vendet e tjera të spikatura si “ Gjurma  e shenjtë” , “ Kroi i Skënderbeut “ , Ulliri shekullor”, etj, si këto janë të mundura të frekuentohen më gjerësisht, por në shumë prej tyre iu mungon infrastruktura e nevojshme nisur që nga ajo rrugore. Për të gjitha këto LSI-ja ka program konkrete, e me ardhjen e saj në qeverisje do të nisin menjëherë projektet dhe zbatimi i tyre.

Ndërkohë që fushata elektorale vazhdon intensivisht, komunikimet tuaja me elektoratin kanë qënë të pa prera, cili është mesazhi juaj peë zgjedhësit?

Edhe përmes këtij komunikimi dua të falenderoj sinqerisht të rinjtë e të rejat , burrat e gratë, të moshuarit e nderuar në të gjithë trevën e Kurbinit, veçanërisht, por edhe ato të Mirditës e Lezhës, mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim e të mijtë personalisht për përkrahjen, mbështetjen e pa kursyer që po më japin në këtë kandidim për në Kuvendin e ri të Shqipërisë, përballë gjithë kësaj përkrahjeje, unë personalisht vetë, forca politike që përfaqësoj. kemi vënë në dispozicion mbajtjen e fjalës së dhënë. Besimi juaj ndaj nesh sot do të thotë shërbim ndaj jush nesër. Pa asnjë më dyshje, LSI-ja ka dëshmuar se është parti e fjalës së mbajtur dhe unë jam grua e besës, e malësores së vendosur prej nga kam edhe rrënjët e mia.

I gjithë objektivi ynë themelor është që Kurbini, mbarë komuniteti i tij të qeveriset e të drejtohet me dinjitet. Që Laçi, Miloti , Mamurrasi, Fushë-Kuqja, mbarë fshatrat e tij të rikthehen në identitetet duke rivendosur emrin e mirë të mbarë Kurbinit në lartësinë e duhur e të miratuar.

Për të arritur këtu mjafton më e thjeshta gjë për tu zbatuar; vendosja në krye të punëve e njerëzve të aftë, të ndershëm e të përkushtuar , profesionistë të zot për të shërbyer me drejtësi e ndërshmëri qytetarëve.

E gjithë këtë rrugëtim që së bashku kemi nisur sigurisht do ta kurorëzojmë me 25 Prill me votimin masiv për LSI-në për të vazhduar rrugëtimin tonë të sigurt për realizimin e gjithë projekteve tona të përbashkëta.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 3 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 12 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 12 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 17 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.