Evi Kokalari parashikon se Belind Këlliçi do t’i fitojë Primaret. Ajo është paravendosur nga Berisha-Meta
Evi Kokalari parashikon se në primaret e Tiranës do të shpallet fitues, Belind Këlliçi, të cilin e quan “vegla e LSI-së”.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokalari tha se Këlliçi më pas do të digjet dhe do të mundet nga Veliaj, pasi nuk ka shanse përballë tij.
Ajo deklaroi se PD do të kishte shumë më tepër shanse ndaj Veliajt, me Ilir Alimehmetin, pasi ai tërheq elektoratin gri.
“Kush do të fitojë? Më negativët duhet të fitojnë, sepse humbin me Veliajn dhe digjen. Kush do të fitojë? Është vegla e LSI që do të fitojë, Belind Këlliçi. Që do të humbë pastaj, dihet që do të humbë me Veliajn. Sigurisht që Këlliçin e njohin të gjithë, Julian Dedën e njohin të gjithë, por kur vjen puna për Veliajn, Tiranasit do të njohin më shumë Alimehmetin. Në votimin e përgjithshëm ti ke të gjithë popullatën, elektoratin gri. Këta 2 apo 3 kanë avantazh tani, por në garën e përgjithshme, shanset më të mëdha i ka Alimehmeti”, deklaroi Kokalari.
Evis Kokalari ishte e bindur se do të fitojë Belind Këlliçi sepse është paravendosur nga dyshja Berisha-Meta, ndaj kot që zhvillohen Primaret. Kjo është akuzë e rëndë për besueshmerinë e Primarëve, sepse nëse rezulton kështu rrëzohet krejt slogani berishian për Primare te pa manipuluara.
Publiku kërkon Ilir Alimehmetin si sfidant kundrejt Erion Veliajt.