Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:47 Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League Përfundimi i ndeshjeve të Nations League ka sjellë ndryshime në renditjen mujore të FIFA-s, ku Shqipëria dhe Kosova kanë pasur ecuri të ndryshme. Kombëtarja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Evropa rrezikon të humbasë rëndësinë

Bota E martë, 18 Shkurt 2025 11:53
Evropa rrezikon të humbasë rëndësinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Negociatat e paqes mes SHBA dhe Rusisë për Ukrainën po bëhen më konkrete. Po a do të jenë evropianët pjesë e tyre? Administrata e Trumpit e sheh kontributin e BE-së kryesisht tek trupat paqeruajtëse.

Ç’rol luan Evropa për të ardhmen e Ukrainës?

Administrata e re amerikane paraqet në radhë të parë kërkesa, por tregon pak gatishmëri për ta përfshirë Evropën në bisedimet e paqes me Rusinë. Kjo u bë e qartë, për shembull, nga një deklaratë e bërë nga përfaqësuesi i qeverisë amerikane për Ukrainën, Keith Kellogg. BBC-ja e citon atë me fjalët: negociatat e mëparshme kanë dështuar, sepse në to kishin qenë të përfshira shumë palë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por evropianët mund të japin kontributin e tyre, i cili sipas përfytyrimeve të administratës së presidentit Trump, duhet të konsistojë në dërgimin në Ukrainë të ushtarëve për një forcë paqeruajtëse ose për programe stërvitore pas përfundimit të luftës së agresionit rus.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih se ishte në dijeni se administrata amerikane kishte nisur një kërkesë në formë pyetësori për vendet anëtare të NATO-s për t’u informuar se me sa ushtarë dhe në çfarë forme mund të kontribuojnë për trupën paqeruajtëse në Ukrainë.

Evropa të paguajë, por jo të bashkënegociojë
Kërkesa lidhet padyshim me planin e presidentit amerikan Trump për të negociuar me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, për një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës.

Trumpi pret që pas arritjes së një marrëveshjeje të mundshme, evropianët të marrin përgjegjësinë për të siguruar që Rusia të mos sulmojë përsëri Ukrainën.

SHBA-ja tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë.

Kurse Evropa duhet të paguajë, por të mos ketë të drejtën e fjalës në negociatat për Ukrainën – ky duket të jetë roli që administrata e re amerikane i jep Evropës lidhur me formësimin e së ardhmes së Ukrainës.

Shqetësimi i shteteve evropiane është se tani ukrainasit tani mund të detyrohen të bëjnë lëshime që në fakt nuk duan t’i bëjnë. Ndër të tjera të heqë përkohësisht dorë nga anëtarësimi në NATO.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Scholz i “irrituar” nga diskutimi për forcat paqeruajtëse
Kancelari gjerman Olaf Scholz e hodhi poshtë edhe një herë si “plotësisht të parakohshëm” diskutimin për një forcë paqeruajtëse evropiane për Ukrainën. “Unë jam pak i irrituar nga këto debate, e them sinqerisht këtë”, tha ai pas samitit të Ukrainës në Paris.

Mund t'ju interesojë

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Para 43 minutash
Armët me rreze të gjatë të Ukrainës: Khmara njofton trefishim të prodhimit deri në 2027

Armët me rreze të gjatë të Ukrainës: Khmara njofton trefishim të prodhimit deri në 2027

Para 46 minutash
Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Para 1 ore

Ky është një “debat i papërshtatshëm, në kohën e gabuar dhe për temën e gabuar”, tha Scholz. “Ne nuk jemi ende në paqe, por në mes të një lufte brutale që po vazhdon të zhvillojë Rusia.”DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League
Tani

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova pëson rënie pas Nations League

Komisioni Europian propozon 45 miliardë euro kredi për Ukrainën, shlyerja lidhet me dëmshpërblimet nga Rusia
Para 1 minute

Komisioni Europian propozon 45 miliardë euro kredi për Ukrainën, shlyerja lidhet me dëmshpërblimet nga...

Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?
Para 9 minutash

Majko i përgjigjet Berishës për videot erotike: A mund të flasë dikush në partinë e tij si unë në PS?

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës
Para 19 minutash

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 15 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 15 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 4 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 18 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.