Fakte të reja pse Rama shkeli Kushtetutën me Sandër Lleshin për Rinasin
Vjedhja e 10 milion eurove në Rinas po nxjerr skandale shtetrore të nivelit kryeministror, sepse përveç shkeljes së kushtetutës në propozimin e Sandër Lleshit si ministër brendshëm duke qenë ushtarak aktiv, gjë që nuk u lejua nga Presidenti Meta, tashmë del se edhe emërimi tjetër ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën. Tashmë dosja “Rinas” po nxjerr në dritë se kryeministri Rama ka shkelur Kushtetutën, pasi duke qenë me gradën gjeneral Sandër Lleshi, para se të bëhej ministër (duke qenë këshilltar i Kryeministrit për sigurinë) është emëruar edhe kryetar i këshillit drejtues të aviacionit civil.
Pra një ushtarak aktiv drejtues i një këshillit të aviacionit civil!
Neni 167 i Kushtetutës thotë se “Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetrore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike”.
Ndaj derisa doli dekreti i lirimit nga Presidenti Meta, zoti Sander Lleshi konsiderohej ushatarak aktiv.
Shemsi Premçi në emisionin Opinion tha se kjo është shkelje e Kushtetutës dhe Ligjit e ndëshkohet penalisht.
Pritet reagimi ministrit Lleshi për këto shkelje të cilat vjedhja e Rinasit i nxori në breg.
Blendi Fevziu tha në emision se sa ka filluar zbardhja e skandalit të Rinasit, ku dalin të përfshirë kryeministri, ministra, zyrtarë të rangjeve të ndryshme dhe biznesmenë pranë qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

