Fatmir Mediu flet për gazetarët pasi del nga SPAK-u
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë në pyetje për rreth dy orë nga SPAK si person që ka dijeni në lidhje me hetimin e Prokurorisë së Posaçme pas padive të depozituara në për privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Mediu nuk pranoi të japë të dhëna rreth deklarimeve të tij para hetuesve duke thënë se është i detyruar të ruajë sekretin hetimor.
“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK.
Duhet të ruajë konfidencën e dëshmisë së dhënë. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK”, tha Mediu teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me deklarimet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

