Fatmir Mediu: Timonieri i tepsisë po e çon Shqipërinë drejt shkatërrimit
Të dashur miq
Kërkesa e Holandës për vendosjen e vizave është një ngjarje shumë e rënde.
Ajo ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë Edi Ramën, qeverinë dhe koalicionin e tij.
Shqipëria jo vetëm nuk ka hedh asnjë hap drejt anëtarësimit në BE, por dhe ato që u arritën me mund e sakrifica po kthehen mbrapsht. Nën këtë qeveri Shqipëria njihet vetëm për korrupsion, drogë dhe krimi, gjë e cila ndëshkon pa të drejtë miliona shqiptarë të ndershëm që kane një jetë që punojnë në emigracion.
Cënon nëna e baballarë, gjyshër dhe gjyshe që duan të jenë pranë fëmijëve të tyre, nipave dhe mbesave, në të mirë dhe të keqe.
Me mund dhe punë Ne bëmë realitet bashkimin e familjeve shqiptare dhe sot kjo vihet në pikëpyetje.
Nëse kjo ndodh shkatërron ëndrrën e mijëra të rinjve që duan të arsimohen dhe edukohen në shkollat Europiane për tu bërë të denjë për familjet e tyre dhe Shqipërinë.
Rivendosja e vizave apo kushtëzimi i udhëtimit të shqiptarëve do të krijonte një problem të madh për biznesin dhe ekonominë shqiptare.
Qeveria s’mund të heshte ajo është përgjegjëse për azilin, krimin, trafiqet këto ngjarje s’mund të kalohen si ngjarje spontane.
Opozita duhet të angazhohet seriozisht me këtë problem dhe së bashku me qytetarët të detyrojë qeverinë të flas dhe veprojë.