Integriteti dhe profesionalizmi i Fatmir Xhafaj përballë kokëfortësisë së kryeministrit për ndryshime në Kodin Penal
Ndryshimet me urgjencë dhe pa konsultime me ekspertë, me shoqërinë civile, faktorin politik, etj për të vendosur penalizime deri në 15 vite burg kush shkel rregullat e situates së emergjencës ka sjellë reagime dhe në mazhorancë.
Edhe PS-ja ka personalitete që nuk e shkelin dinjitetin dhe profesionalizmin vetëm për ti bërë qejfin kryeministrit Rama. Mënyra se si punon Ulsi Manja, kryetari aktual i Ligjeve dhe urdia e servilëve e eunukëve në Rilindje e ka marrë në qafë mazhorancën. Por të gjithë punojnë dhe i bëjnë ligjet apo ndryshimet ligjore siç do kryeministri nga Surreli, ndaj duhet të kesh integritet që të kundërshtosh Edi Ramën, sepse dihet se burri surrelas po bëhet gjithnjë e me autoritar.
Për fat një të tillë e ka PS-ja, ish-ministrin Fatmir Xhafaj. Edhe ai nuk është pa gabime, por kur ishte minister i brendshëm ai bëri një punë epokale në luftën ndaj krimit të organizuar. Fatmir Xhafaj nuk është përzier në tenderime apo rrjet korrupsioni qeveritar. Rasti i të vëllait po sqarohet, por çdo njeri, edhe në familje mban përgjegjsi personale. Ndaj loja e një pjese të Rilindjes me një pjesë të opozitës kundër tij rezultoi një komplot ndaj karrierës së tij politike, momentalisht. E megjithatë ish-ministri Fatmir Xhafaj mbetet një lojtar i fortë në skakierën politike, sidomos në fushën e drejtësisë, ku ai nuk bën kompromise.
Mësohet se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është shprehur kundër ndryshimeve në Kodin Penal që propozon Edi Rama dhe deputetët e tij. Ai thekson faktin se ndryshimet në Kodin Penal janë ngjarje me rëndësi dhe nuk mund të bëhen sipas emocioneve të momentit.
“Ndërhyrjet në kode janë ngjarje më rëndësi në një shtet të së drejtës. Duhet të jemi të kujdesshëm për këto nisma, nga kushdo që të vijnë, nga qeveria apo nga deputetët, sepse herë pas herë pasojat në jetët e njerëzve janë jetike.
S’duhet të jenë rrjedhë e emocioneve të politikës së ditës. Duhet një konsultim i gjerë publik me ekspertët.
Propozimet e sjella nga qeveria janë të panevojshme dhe të keqshkruara. Ato duhet të rregullohen dhe bëmë mirë që i shtymë. (E ka fjalën për propozime në kodin penal që kanë të bëjnë me KÇK).
Sa u takon masave për sëmundjet efektive, duhet t’i reflektojmë edhe pse mund të çedojmë pak. Qëllimi i koleges Bode në këtë rast janë të justifikuara. Janë qëllim-mira si ligjvënëse e mjeke. Ajo është ligjvënëse, por nuk është një eksperte.
Kuvendi ta ndihmonte zonjën me ekspertizën e nevojshme. Ka pasur prezantim të keq në publik që prodhoi tension të panevojshëm”, është shprehur Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë Edi Rama sot insistoi fort duke thënë se “Hapja do të shoqërohet me shtrëngim të masave, nuk mund të tolerojmë ata që mendojnë se kjo punë iku, se kjo punë mbaroi dhe të lëvizin jashtë rregullave. Masat do të shtrëngohen. Ne do ta miratojmë futjen në Kodin Penal të masave që lidhen me epideminë që nuk e kemi pasur fare në Kodin Penal si askund tjetër“. Dhe më tej shtoi:“Pavarësisht se çfarë thonë shumë ideologë të liri demokracisë këto janë kushte lufte, masat janë për këtë periudhë dhe nuk janë për t;u shtrirë përtej pandemisë. Do ta miratojmë dhe ndëshkimet do të jenë shembullore për ata që na kërcënojnë përfundimin me sukses të kësaj lufte”.
Por ndonëse ish-ministri Xhafaj dhe disa të tjerë në PS po e kundërshtojnë Edi Ramën, ky i fundit duket se do ti miratojë sa të ketë “opozitën e pazarit të Milotit”. Futjen e këtyre deputetëve idiotë nga opozita, kryeministri e bëri me një qëllim të mirëmenduar, sepse nëse nuk do të kishte opozitë fasadë si numra, pjesa e deputetëve me integritet në PS si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, etj, mundet edhe Pandeli Majko, do ta kundërshtonin fort kryeministrin. Në mos edhe me numra në radhët e deputetëve të PS!
Në rastin konkret ish-ministri Xhafaj insiston për ndryshime të mirëmenduara e pa nxitim se flitet për Kodin Penal.