Fatos Hoxha, thirrje Bashës: Largo të korruptuarit nga PD-ja

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha.

Në të njëjtën kohë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ai i bën thirrje liderit të ri Basha që të pastrojë sa më parë partinë nga ata që ai i quan si “të korruptuar”.

Gjithashtu ai akuzon edhe një grup njerëzish në këtë parti, të cilët sipas tij, e duan PD-në të marrë peng, të vogël, të rrudhur, të pafuqi e të mjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vlerësuar pozitivisht kryetarin e kësaj partie, Lulzim Basha, ish-deputeti Fatos Hoxha, i njohur tashmë për qëndrime kundër lidershipit të PD-së, deklaron se një kategori e caktuar, janë bërë bashkë dhe janë kundër PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim, ish-deputeti Hoxha u shpreh se kongresi nuk mund të jetë bashkimi, por duhet të jetë ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit dhe kultura e .pandëshkueshmërisë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?