Fatos Lubonja: Të hetohet kryeministri për paratë që kanë dhënë për ish-zyrtarin e FBI
Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur lidhur me akuzat ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal dhe lidhjen e tij më kryeministrin Rama dhe Shqipërinë.
Lubonja u shpreh se kryeministrin Edi Rama Prokuroria shqiptare duhet të hetojë në lidhje me ngjarjen dhe për përfshirjen e kreut të shtetit në korruptimin e zyrtarit të lartë të FBI me qëllim nxitjen e një hetimi ndaj Partisë Demokratike, ndërkohë që personave që kanë paguar shumën prej 225 mijë dollarësh me të cilat është paguar MCGonigal, ka mundësuar përfitime në licenca apo mënyra të tjera.
“Ka dy akuza, një akuzë e ngritur nga Prokuroria e New Yorkut që lidhet me bashkëpunimet për të nxjerrë oligarkun rus nga lista e armiqve perendimorë. Në dijeni time ai ka paguar 500 mije dollarë që mos të jetë i arrestuar. Akuza e dytë vjen nga Uashingtoni kur ky ka qënë punonjës i FBI që lidhet me takimin me kryeministrin Edi Rama”, u shpreh fillimisht Lubonja.
Lidhur me pyetjet nëse nje kryeministri mund të ketë takime të shpeshta me një zyrtar të FBI, Lubonja tha: “Problemi është se këto marrëdhënie që ka patur kryeministri ynë nuk janë institucionale, nuk janë të regjistruara nga të dyja krahët. Akuza është që ky personi që ka ardhur në Shqipëri nuk ka njoftuar FBI-në për këtë vizitë, as si është financuar. Pra nga ana e amerikanëve kemi të bëjmë me një krim të qartë. Ndërsa lidhur me kryeministrin tonë padyshim kemi të bëjme me diçka që duhet ta hetojë Prokuroria.
KOHA JONË SONDAZH

