Felaj: Ligji për shpifjen? S’është fare në kalendarin e Kuvendit

 

Ministrja e Shtetit për çështjet e Parlamentit, Ermonela Felaj, ka deklaruar sot në seancë plenare se projektligji për shpifjen nuk është përfshirë në kalendarin e Kuvendit dhe se nuk është shkelur aspak procedura parlamentare.

Teksa ka sqaruar më tej se drafti në fjalë nuk ka të bëjë me median apo gazetarët, por vetëm me deklaratat e zyrtarëve dhe politikanëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne do ta tërheqim nismën për të saktësuar nismën në mënyrë të mos ndodhë ky diskutim. Një gjë të jetë e qartë: politikanët duhet të jenë korrekt dhe kanë detyrimin të shprehin të vërtetën. Do ketë riformulim të nenit. Nuk ka të bëjë me median”, deklaroi Ermonela Felaj. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, qëllimi i nenit është të vendosë një marrëdhënie të re me të vërtertën, si detyrim për të gjithë.

"Askush nuk është dakord me atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë me atë që ndodh. Të zgjedhurit, funksionarët e lartë shtetërorë kanë detyrimin që të thonë të vërtetën”, tha ajo. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?