FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fermeri lavde Ramës, Kryeministri: Lëri se ato i bën Taulanti

Kryeministri Rama ishte ditën e sotme në një bashkëbisedim në Peqin me fermerë të zonës për çështjet e bujqësisë.  Në takim nuk munguan as batutat. Kështu, një fermer mori fjalën, por në vend që të ngrinte ndonjë shqetësim, ai nisi të lavdëronte punët e qeverisë. Rama i është përgjigjur menjëherë.

“Të keqen vëllai lëri këto fjalime, se ato i mban Taulanti (Balla) në Parlament”, i është përgjigjur Rama.

Ndërkohë, batuta ka patur edhe me një grumbullues, i cili tha se mblidhte limona nga fshatarët, por kishte vështirësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Z. Kryeministër, unë jam grumbullues dhe mbledh limona. Por këta mi sjellin me thasë. Kanë nga dy rrënjë në shtëpi. Njoni m’i solli me çarçaf”, tha ai. “Duket qe qenke me fitim se je mire nga humori”, ia ktheu Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?