Fieri në dorën e tre prokurorëve. Arrestimi i zyrtarëve…
Në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”, tre femra janë vendosur të jenë pjesë e kësaj strukture pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Detyra e tre prokurorëve, është përballja në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.
Nga pesë kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokurorët të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.
Nga burime pranë organit qendror të akuzës, është mësuar se puna e tyre do të përqëndrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.
KOHA JONË SONDAZH

