Finlanda, vendi më i lumtur në botë! Publikohet lista, ja ku renditet Shqipëria
Lista e vendeve më të lumtura dhe më të palumtura në planet u publikua nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së , ku Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi, ndërsa nga ana tjetër, Afganistani ishte në vendin e fundit.
Tetë vende evropiane janë në dhjetëshen e vendeve më të lumtura, ku Danimarka qëndron në vendin e dytë në listën e 140 vendeve dhe Islanda në të tretën. Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe Suedinë, Izraelin, Holandën, Norvegjinë, Luksemburgun, Zvicrën dhe Australinë .
Britania ra në renditje , e cila ishte në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania ose Republika Çeke, si dhe SHBA-të , të cilat ranë tetë vende në krahasim me vitin 2023. Në 2023 SHBA-të ishin në vendin e 15 ndërsa këtë vit në vendin e 23-të.
Sipas kësaj liste, Kosova qëndronte në vendin e 29-të, ndërsa një vit më parë ishte renditur në vendin e 34. Shqipëria renditet në vendin e 87-të, duke rënë 5 vende në krahasim me vitin 2023 kur ishte në vendin e 83-të të listës. Ndërsa Greqia renditet në vendin e 58-të.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980.
Në këtë kontekst, studiuesit argumentojnë se evropianët e rinj dhe amerikanët e veriut po kalojnë një fazë që i ngjan një “krize të moshës së mesme”.
Hulumtimi i Raportit të lumturisë botërore bazohet në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që ata përjetojnë.
20 vendet më të lumtura në botë në vitin 2024
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Suedia
5. Izraeli
6. Holanda
7. Norvegjia
8. Luksemburgu
9. Zvicra
10. Australi
11. Zelanda e Re
12. Kosta Rika
13. Kuvajti
14. Austri
15. Kanada
16. Belgjika
17. Irlanda
18. Çekia
19. Lituani
20. Mbretëria e Bashkuar
KOHA JONË SONDAZH

