Fino: Ndryshimet në statutin e PS, konsulim së shpejti me bazën

 

Partia Socialiste pritet të sanksionojnë në statut rikonfimimin e mandatit të kryetarit në rast të fitimit të zgjedhjeve parlamentare.

Deputeti Bashkim Fino, anëtar i grupit të punës për ndryshimet në statut  thotë se statute i ri pritet t'i japë fund edhe debatit të hapur për mosmbajtjen e zgjedhjeve në parti në kushtet kur mandati zyrtar i Edi Ramës ka mbaruar, por ai u zgjodh kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Kjo është e lidhur në fund të fundit me statutin që kemi sot. Kemi një nen ku thuhet se kryetari i PS-së kur nuk fiton zgjedhjet automatikisht jep dorëheqjen, pse kur fiton zgjedhjet të mos i jepet mundësia që ai të vazhdojë të jetë kryetari i PS-së?!", tha Fino.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thotë gjithashtu se brenda pak kohësh, statuti do të konsultohet me bazën e partisë, për t;iu dërguar më tej Asambledës Komëbtare dhe për t’u finalizuar në Kongresin e janarit

“Ne kemi bërë dy mbledhje dhe jemi duke trajtuar dhe do përshtatim statutin mbi bazën e orgazizimit të ri të reformës territoriale. Natyrisht një draft të parë do e kemi shumë shpejt për t'ua çuar strukturave të partisë poshtë në bazë”, shton Fino.

Vendimi për ndryhsimet në statut, u mor ne mbledhjen e fundit të Asamblesë Komëbtare, si nevojë e përshtatjes së strkutrave me ndarjen e re territorialale të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?