Firmoset në Romë marrëveshja tripalëshe për transplantin e organeve, flet ministrja Ogerta Manastirliu
Ministrja e Shëndetsisë së Shqipërisë ndodhet jashtë shtetit në disa takime të rëndësishme pune. Ogerta Manastirliu njihet si një prej ministrave më të suksesshëm në qeverinë Rama.
Sot ajo ndodhet në Romë (Itali) ku u firmos marrëveshja tripalëshe për transplantin e organeve mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Universitetit Tor Vetgata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara.
Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast në Universitetin Tor Vergata në Romë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e konsideroi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për realizimin e transplanteve në Shqipëri dhe thellimin e bashkëveprimit në fushën e shëndetësisë me shtetin fqinj.
“Çelet një dritare e re për bashkëpunimin në fushën e transplanteve të organeve, falë iniciativës që jetësohet sot me firmosjen e marrëveshjes tripalëshe mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, Universitetit Tor Vergata të Romës dhe Universitetit “G. D’Annunzio” të Chieti-Pescara. Marrëveshja parashikon shkëmbimet ndërmjet tre universiteteve në disa drejtime. Kjo marrëveshje do të mundësojë shkëmbimet në fushën akademike dhe klinike, me përgatitjen e protokolleve në fushën e transplantit të veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, formimin dhe fuqizimin e burimeve njerëzore, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit klinik, për të realizuar transplanet e organeve dhe asistencën e nevojshme për hartimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për dhurimin”, tha Manastirliu.
Marrëveshja e bashkëpunimit që u firmos mes Universitetit të Mjekësisë së Tiranës nga Rektori, Prof. Arben Gjata dhe dy Universiteteve prestigjioze italiane nga Prof. Nathan Levialdi Ghiron, Rektor i Universitetit Tor Vergata dhe Prof. Sergio Caputi, Rektor i Universitetit Chieti-Pescara dhe kjo gjë do të çojë në një nivel të ri bashkëpunimin në fushën e mjekësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.




KOHA JONË SONDAZH

