Fjalimi i Edi Ramës, Kryemadhi: Urrejtja dhe mllefi i shfaqur sot tregoi panik dhe pasiguri

E ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale. Ajo tha se mllefi dhe urrejtja e shfaqur nga kryeministri Edi Rama tregon panik dhe pasiguri. Ajo tha se Partia Socialiste është e zhgënjyer dhe se figurat kryesore të partisë i ka future në listë humbëse duke future një konflikt brenda kandidatëve për deputet.

Vura re sot tek zoti Rama që kishte vetëm sharje, negativizëm dhe baltosje. Kishte shumë ngarkesa ndaj opozitës. Si përkthehet kjo në luftën politike në terren?

Për mua përkthehet si inekzistencë e Rilindjes në terren, zhgënjim i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste me ekipin dështues të Ramës. Kodi i ri zgjedhor i ka dhënë një konflikt të drejtpërdrejtë midis kandidatëve brenda për brenda vetë listës, ku ndërkohë figurat e vjetra të PS-së i ka vënë në pozicione disfatiste, humbëse. Kështu që automatikisht nëse këta do të ishin deri në pozicionet që të mblidhnin votat në grup në shenjë solidariteti, tashmë janë në kushtet e mbijetesës për veten e tyre.

Kushte mbijetese nuk do të thotë që ata të merren dhe të bindin njerëzit pse duhet të votojnë Rilindjen, por do të merren dhe do të shkojnë të gllabërojnë vota brenda tufës së tyre, në mënyrë të tillë që të kenë mundësi për të kthyer listën. Vetë argumentimi dhe metodologjia, nervozizmi, urrejtja, mllefi që përdoret në një hapje fushate për mua tregon panik dhe pasiguri të madhe.

SHKARKO APP