Fleckenstein: Dekriminalizimi, të dyja palët janë afruar
“Kemi qënë në Tiranë dhe kemi folur mbi dekriminalizmin, apo quajeni si të doni. Kam përshtypjen që këtë javë do të ketë dialog mes partive të mëdha që kjo temë të përfundohet në Parlament. Këtë vit e shoh mjaft pozitiv duke parë faktin se të dyja palët janë afruar”.
Kështu është shprehur para eurokomisionerëve raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, sipas të cilit ëprocesi i dekriminalizimit mund të përfundojë këtë javë.
Duke shtuar sakaq se reforma në drejtësi dhe sistemi gjyqësor duhet të jenë prioriteti numër 1 për Shqipërinë në 6-mujorin e ardhshëm.
“Mendoj se reforma e drejtësisë dhe sistemi gjyqësor duhet të jenë prioritet numër një për simestrin e ardhshëm. Janë rregullat e lojës që të bashkëveprojnë partitë e mëdha, pasi duhet një maxhorancë kushtetuese dhe duhet aplikuar”, përfundoi Knut Fleckenstein.
KOHA JONË SONDAZH

