FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fleckenstein: Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein në përmbyllje të vizitës disa ditore në Tiranë, thotë se përfundimi është i qartë: Ne duhet të fillojmë negociatat me këtë vend.

Ai thotë se ka progres, por se mbetet shumë punë për t’u bërë.

“Ne duhet të fillojmë negociatat me këtë vend. Progresi është bërë, ndonëse mbetet shumë punë. Pa dyshim! U inkurajua vërtet nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollë dhe në qendrën sociale në Bregu Lumit, ose në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë meritojnë të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Mund të kemi mendime të ndryshme për shumë vendime politike, por për këta të rinj në Tiranë vlen të punohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe unë jam i sigurt, studentët e Durrësit do të na ndihmojnë”- tha Knut Fleckenstein.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?