Floida Kërpaçi: Propozimi ynë për studentët! Zero reagim nga qeveria!

Kur ka kaluar një muaj nga shpallja e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, qeveria “Rama” nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar studentët.

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, në një postim në Facebook shprehet se “mijëra studentë ishin të detyruar të punonin për të përballuar pagesat e larta të shkollës ndërsa tani janë pa punë, në izolim dhe pa asnjë mundësi për të përballuar pagimin e tarifës. Ato para do u duhen familjeve të tyre për të përballuar koston e vazhdimit të izolimit përfshirë dhe faturat e rritura si drita, ujë, të cilat shteti nuk i subvencionon. Të rinjtë duhen mbështetur sot, nesër do të jetë shumë vonë!”.

Postimi i plotë i kryetares së LRI-së në Facebook:

Propozimi ynë për studentët! Zero reagim nga qeveria!

‼Subvencionim të të gjithë pagesave, të palikujdura të studentëve si detyrime për vitin akademik 2019 – 2020.

1 muaj dhe asnjë reagim nga qeveria për studentët duke dëshmuar edhe njëherë shpërfilljen që kanë për të mbështetur të rinjtë!

Nisur nga situata me Covid-19, studentët nuk duhen ngarkuar me detyrimin për të paguar detyrimet e mbetura të vitit universitar.

Në kushtet e izolimit, familjet e studentëve gjenden në kushtet e pamundësisë së përmbushjes së detyrimeve për shkak të gjendjes ekonomike.

Mijëra studentë ishin të detyruar të punonin për të përballuar pagesat e larta të shkollës ndërsa tani janë pa punë, në izolim dhe pa asnjë mundësi për të përballuar pagimin e tarifës.

Ato para do u duhen familjeve të tyre për të përballuar koston e vazhdimit të izolimit përfshirë dhe faturat e rritura si drita, ujë, të cilat shteti nuk i subvencionon.

Të rinjtë duhen mbështetur sot, nesër do të jetë shumë vonë!

Subvenciono pagesat e studentëve!

SHKARKO APP