Flutura Açka me albanologun rus Aleksandër Novik
Politikë E Diel, 4 Shtator 2022 18:24
“Unë, jo vetëm kam kënaqësi të flas shqip, por e kam edhe detyrim ta flas gjuhën tuaj!”
Një takim shumë të këndshëm me albanologun rus Aleksandër Novik. Politikën dhe luftën e përmendëm me dhimbje, por folëm më shumë për dashuritë tona: shqipen, librat, udhëtimet, pasurinë kulturore që brezat i lenë njerëzimit.
Ai ka sjellë në dritë me studimet e tij, mes të tjerash edhe të dhënat për shqipen e lashtë të folur mes shqiptarëve në Ukrainë.
Profesor Novik është edhe Konsulli i Shqipërisë në Shën Petërburg, ku edhe jemi njohur në vjeshtën e vitit 2019.
Një mik i vyer i shqiptarëve dhe studiues i përkushtuar ndaj kulturës së tyre- shkruan deputetja e PD-së Flutura Açka, një intelektuale me mjaft vlera për vendin.
KOHA JONË SONDAZH