”Foltorja” në Durrës, Berisha: PD dështoi në çdo nismë. Rama është kthyer në sherrin e Ballkanit

Ka nisur në Durrës takimi i liderit historik, Sali Berisha me demokratët në kuadër të turit ”Foltorja për një PD më të fortë”. Salla është e tejmbushur dhe jashtë saj janë me qindra mbështetës që kanë ardhur për Berishën.

Ish-kryeministri e nisi takimin me 1 minutë heshtje për Saimir Hoxhën, nënkomisari i shpallur ”Dëshmor i Atdheut”. Deputetët e PD-së: Oerd Bylykbashi, Flamur Noka dhe Edi Paloka janë pjesë e takimit.

Berisha u shpreh se PD-ja dhe opozita në këto vite ka dështuar në çdo nismë të marrë. Po ashtu ish-kryeministri theksoi se Edi Rama është kthyer në sherrin e Ballkanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është takimi i katërt që mban Berisha, pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?