FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Forca e ligjit”, Xhafaj: Hetime efikase në fushën e krimit financiar

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, përmes një postimi në Twitter, shkruan se Policia e Shtetit ka finalizuar operacione të rëndësishme në fushën e krimit financiar, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Duke përgëzuar operacionin ”Forca e Ligjit”, që goditi një grup kriminal që kontrabonte mallëra të ndryshme, Xhafaj thotë se: ”Operacioni, meritë e strukturave kundër krimit ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Bashkëpunim shumë i mirë me Prokurorinë e Tiranës”.

Nga ana tjetër, ministri Xhafaj ka vënë theksin tek fuqizimi i mbështetjes logjistike dhe tek asistenca për strukturat policore kundër krimit ekonomik në muajt në vijim, ”për një hop cilësor dhe hetime efikase dhe proaktive në këtë fushë”,-shkruan më tej Ministri i Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?