FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Basha në Berlin, Berisha dhe Paloka marrin “frenat”, zbardhen porositë për deputetët e PD

Duke qënë se kryedemokrati Basha ka udhëtuar drejt Berlinit për takime me zyrtarë të lartë, burime pranë PD-së konfirmojnë se mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është drejtuar nga nënkryetari, Edi Paloka.
WhatsApp Image 2018-04-16 at 12.42.38 (1)Ky i fundit ka këshilluar që të vijohet me protestat për të mos e lënë të qetë kryeministrin Rama. Duke përgëzuar aksionin e së shtunës në Shkodër, Paloka tha se protesta duhet të ketë edhe në Vlorë.
WhatsApp Image 2018-04-16 at 12.43.04 (1)
Të njëjtat burime, thanë se mbledhjes nuk i kanë munguar porositë edhe nga lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha.
WhatsApp Image 2018-04-16 at 12.43.40 (1)

BERISHA: Të shumëfishojmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojë përballja me pushtetin Duke gjetur forma e risi te reja. Duhet të dalim derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël. Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, prandaj duhet edhe reagimi i duhur. Rama vetëm propogandon, gjendja ekonomike është më e rënda që ka pas Shqipëria.

PALOKA: Nuk ka normalitet në komisione dhe Parlament derisa të lirohen kuksianët dhe Rama të mbajë përgjegjësi për fyerjen ndaj shqiptarëve. Rama nuk duhet të lihet i qetë në asnjë hap dhe në asnjë moment, si në Shkodër ashtu edhe në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?