FOTO E DITES

Në 15 vjetorin e news24 ishin dhe Presidenti Meta e kryeparlamentari Ruçi. Por kjo foto mund të quhet FOTO E DITES.

Vështrimi i të dyve, pjerrtas syve, flet shumë nisur edhe nga duelet e tyre gjatë fushatës elektorale.

Foto të tjera nga aktiviteti

U zhvillua në Pallatin e Kongreseve mbrëmja gala për 15-vjetorin e “News24”, televizioni i parë informativ në Shqipëri. 15 vite lodhje, vështirësi, sfida, lajme pafund por padyshim 15 vite histori suksesi.

Me rastin e transmetimit të parë të televizionit “News24”, në Pallatin e Kongreseve është organizuar një mbrëmje gala ku marrin pjesë rreth 1500 të ftuar, personalitete të shumta të njohura në vend, liderë e politikanë të shumtë por edhe figura që kanë kontribuuar në këtë televizion.

Ndërkohë ka mbërritur kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me bashkëshorten e tij Aurela Basha. Po ashtu në tapetin e kuq ka kaluar ish-Presidenti Rexhep Meidani me djalin, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ish-ministrja Klajda Gjosha etj shkruan TPZ.al

Mikpritësit, familja Hysenbelli iu kanë uruar mirëseardhjen të ftuarëve, duke shkëmbyer mesazhe e urime në këtë ditë të veçantë për “News24”.

Ndërkohë në studio, LIVE, gazetarët Edvin Parruca, Ola Bruko dhe Nisida Tufa përcollën gjithçka ndodhi tek shikuesit, duke ndarë me ta eksperiencat personale, që nga mbërritja në këtë televizion deri tek situatat e vështira dhe të bukura.

Eventi u hap nga gazetarja e njohur Eni Vasili, drejtuesja e emisionit “Studio e Hapur” në “News24”. Në orën 19:00 mbërriti në festë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta si dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./BW

                     

SHKARKO APP