FOTO/ Gati u rr*ahën në Kuvend, deputetët sqarohen edhe jashtë sallës: Si merr guximin…

Pasi u përplasën fizikisht brenda sallës së Kuvendit, deputeti i PD-së Bledion Nallbati dhe kolegu socialist Vullnet Sinaj, janë sqaruar edhe jashtë Parlamentit të Shqipërisë. Në një fotografi të realizuar nga fotografi Agim Rama, deputeti socialist ndodhet përballë Nallbatit duket se i kërkon sqarime këtij të fundit lidhur me ngjarjen që ndodhi mes të dyve.

Deputeti Sinaj i ka kërkuar llogari për veprimin kolegut demokrat.

“Si merr guximin”, dëgjohet ai teksa e pyet Nallbatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ky i fundit i përgjigjet se ishte vetë socialisti Sinaj që ngriti dorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë mora kartën, ti ngrite dorë”, dëgjohet të thotë Nallbati.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?