FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Harta e familjeve politiko-mafioze, sipas PD (FOTO)

Zbulohet simbolika e dytë e protestës së opozitës së bashkuar në qendër të Tiranës. Kjo simbolikë u shfaq në orën 10.00 në mes të Bulevardit, në vijë të drejtë me renë e Galerisë së Arteve.

Bëhet fjalë për një hartë e cila shpalos sipas të rinjve shpërndarjen e familjeve politike të lidhura me trafikun e drogës në rang vendi. Të rinjtë sjellin simbolin e dytë të protestës kundër qeverisë që mbështet trafikun e drogës.

Më herët, u shfaq edhe simbolika e parë në sheshin “Skënderbej” me portretin e Edi Ramës,  si statuja e Drejtësisë, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?