FOTO nga selia blu – Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për Statutin e ri

Pasditen e sotme, Partia Demokratike, do të mbledhë Këshillin, i cili do të diskutojë draft-statutin që do miratohet në Kuvendin Kombëtar të thirrur në datat 28 dhe 29 prill.
Disa ditë më parë Kryesia e Partisë Demokratike, diskutoi një dokument poltik për parimet që duhej të ndryshoheshin në statut, ndërsa burimet i thanë ora Neës, se grupi i punës po punon ende për të draftuar ato parime, në mënyrë që këshilli të ketë një dokument përpara për ta diskutuar.
I pyetur nga mediat, Lulzim Basha më herët foli për dy vlera bazë që do të sanksionohen në Statutin e ri të PD-së: Demokracia e brendshme dhe krijimi i një strukture partie moderne europiane.
Në Statut, krahas ndryshimeve të tjera, pritet të ndryshojë mënyra se si përzgjidhen kandidatet për deputet dhe kryebashkiake, duke i ngarkuar më shumë kompetenca anëtarësisë. Vendim ky i ndërmor pas debatit të shkaktuar brenda selisë blu, lista e kandidatëve të zgjedhjeve të 2017.
KOHA JONË SONDAZH

