FOTO/ Pashkët ortodokse, ja urimet e politikanëve shqiptarë për besimtarët

Besimtarët ortodoksë në gjithë vendin kremtuan mbrëmjen e djeshme vigjiljen e Pashkës, ku përcollën lutjet për ringjalljen e Krishtit.

E me rastin e kësaj feste nuk kanë munguar urimet e liderëve të politikës shqiptare, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, e deri tek kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë përmes një statusi në ‘Facebook’ ka uruar me një pamje nga Korça.
“Me këtë pamje spektakolare të mbrëmjes së djeshme në Korçë, Ju uroj GËZUAR PASHKËT?”, shkruan Rama.
Ndërkohë, Basha shkruan: “Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, urimeve i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?