FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Rama: Shkolla e rilindur “Bardhyl Pojani” hap dyert për nxënësit

Kryeministri Edi Rama ka treguar pamje nga ambientet e reja të shkollës së rilindur “Bardhyl Pojani”, në Pojan të bashkisë Maliq.

”Shkolla e rilindur “Bardhyl Pojani” hap dyert për nxënësit e Pojanit në bashkinë Maliq, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxënësit dhe mësuesit që tashmë mësojnë në një shkollë moderne, me ambiente të reja dhe standardet më të mira”,-shkruan Rama.

Shkolla e mesme e bashkuar “Bardhyl Pojani” kishte një kapacitet prej 360 nxënësish, ndërkohë që aty mësonin më shumë se 500 nxënës, duke bërë mësim me turne. Falë këtij investimi eliminohet mësimi me dy turne. Në ambientet e reja janë të përfshira gjashtë klasa, një bibliotekë dhe një palestër, të cilat do të vihen në funksion të shkollës së mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?