FOTO/ Rama: Vijojnë punimet në dy lotet e para të autostradës Tiranë-Durrës

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, do ta kthejnë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, foto nga punimet në lotin 1 dhe 2 të kantierit të autostradës Tiranë-Durrës, që përfshijnë gjashtë kilometrat e parë të rrugës në drejtim të Durrësit. Segmenti i parë ku po ndërhyhet është nga Kthesa e Kamzës deri në Mbikalimin e Rinasit.

Përveç zgjerimit me dy korsi, i gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës. Ajo ishte parashikuar për një fluks makinash prej 40 mijë mjetesh në 24 orë, ndërsa tani në pikun e fluksit shkon edhe 94 mijë mjete. Rehabilitimi dhe zgjerimi i të gjithë autostradës kushton 250 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?