FOTO/ Rama vlerëson kryebashkiakun Veliaj

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj kanë lënë të zhgënjyer sot të gjithë ata që këto kohë kanë sponsorizuar një konflikt apo qejfmbetje mes tyre.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje atyre duke dalë në krah të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Siç mund të shihni edhe nga këto foto duket se Rama dhe Veliaj shfaqen sëbashku shend e verë, duke treguar hapur se mes tyre marrëdhëniet janë tepër të mira. Rama u shfaq sot dy herë në krah të Veliajt ku në të dyja rastet nuk munguan lëvdatat. Edhe në takimin e pasdites te Amfiteatri, kryeministri Rama që në nisje të fjalës së tij vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj duke theksuar se një kryetar bashkie që nuk fle pa mbjellë pemë, ia vlen që ta financosh. Kreu i qeverisë evidentoi edhe transformimin që ka pësuar i gjithë Parku i Madh i Liqenit dhe në mënyrë të veçantë Amfiteatri.

Ai falënderoi Bashkinë e Tiranës për punën e bërë, duke i dhënë kësaj hapësire që do funksionojë edhe si teatër i hapur, rëndësinë dhe formën e duhur. “Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës për rikonstruktimin e mrekullueshëm të këtij teatri dhe po merr formën që ka merituar dhe që qytetarët e Tiranës ta gëzojnë këtë park”, tha kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij. Por për më tepër shihni këto foto të cilat flasin vetë për marrëdhënien e shkëlqyer mes Ramës dhe Veliajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?