FOTO-VIDEO/ PD mbledh Kuvendin Kombëtar, merr pjesë edhe kritiku i Bashës
Partia Demokratike do të mbledhë sot rreth orës 10:00 Kuvendin Kombëtar. Kuvendi pritet të hapet nga nënkryetari Paloka e të mbyllet nga kryedemokrati Basha, ndërkohë që do dëgjohet edhe zëri i qytetarëve e problemet e tyre. Pritet të flasë një prej protestuesve në Kukës, një familjare që i është hequr ndihma ekonomike, si dhe një ish- i përndjekur.
Një prej zërave kritikë, Eduard Selami është i pranishëm në mbledhje, ndërsa Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Jozefina Topalli e Arben Imami do të mungojnë. Ata thonë se ky kuvend i demokratëve nuk do të sjellë asgjë të re, pasi nuk parashikohen diskutime për statutin.

AXHENDA E PLOTË
1. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
2. Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
3. Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
4. Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara. Së bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
5. Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
6. Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
7. Flet kryetari i PD, Lulzim Basha
8. Pas fjalimeve Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm prezanton stautin e ri dhe pastaj nisin dikutimet mbi të.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1865935050124334/


Partia Demokratike mbledh sot në orën 10:00, Kuvendin Kombëtar.
Zyrtarisht, PD ka shpalosur risitë e statutit që do të diskutohet dhe paraqitet për miratim në Kuvend, si më poshtë:
Ndryshimet në statusin e PD zgjerojnë demokracinë e brendshme, garantojnë hapjen dhe forcojnë partinë.
Lista e deputetëve kalon në tre filtra:
– Konsultim me anëtarësinë
– Verifikim në Komisionin e Vlerësimit.
– Miratim në Këshillin Kombëtar.
Ndryshimet statusore sigurojnë garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, përfshijnë Kryetarin.
Statusi i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.
Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore.
Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës.
Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.
15% e anëtarëve të Këshillit propozojnë kandidatura.
©
KOHA JONË SONDAZH

