Frika e Bregut: Jo kthim prapa me drejtësinë, 2 kapitujt që…
Në emër të Komisionit Europian, shefja e Politikës së Jashtme së BE-së, Federica Mogherini i rekomandoi Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e arritur.
Rezultantja e gjuhës europiane në mbi 100 faqet e raportit për Shqipërinë ishte hartimi i tij sipas frymës së strategjisë së zgjerimit me vendet e Ballkanit Perendimor. Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu thotë se derisa Këshilli Europian të vendosë pro rekomandimit të Komisionit për nisjen e negociatave të anëtarësimit, por edhe gjatë negociatave, reforma në drejtësi nuk duhet të njohë kthim mbrapa.
“Një drejtësi dhe një gjyqësor i pavarur e ndan një herë e mirë kulturën e mosndëshkimit, i bën të gjithë të barabartë përpara ligjit, si trafikantin, ashtu edhe atë që mbështet trafikantin, lufton po njësoj një politikan apo një parti politike që ka probleme me financimin e parave, po ashtu si një qytetar që bën fshehje apo pastrim parash”, shpjegon Bregu.
Sundimit i ligjit dhe siguria lidhen me kapitujt 23 e 24 të negociimit për anëtarësim në BE dhe përbëjnë çelësin e vetëm për negociimin e kapitujve për fushat e tjera. “Në rast se nuk ka progres të shënuar në këto dy kapituj, kanë të drejtë vendet anëtare që të kërkojnë pezullimin e procesit të negociatave”, thekson Bregu.
Shqipëria ka një avantazh në raport me vendet e tjera të rajonit. Duke miratuar reformën në drejtësi dhe nisur zbatimin e saj, ka kryer një pjesë të punës për kapitujt e shtetit ligjor, ende pa u hapur ngociatat.
KOHA JONË SONDAZH

