Frika e negociatave, Rama: Vende të BE-së nuk e duan zgjerimin

Në një konferencë për mediat, me shefen e politikës së Jashtme, Frederica Mogherini, pas marrjes së rekomandimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit, kryeministri Edi Rama është shprehur se ka forca dhe vende anëtare në BE-së që nuk e duan zgjerimin.

”Sot nuk ka më asnjë minutë për të festuar sepse duhet ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit. Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë dhe ajo nuk i mjafton disave që na nxjerrin bisha aty këtu në vende anëtare të BE-së. Nuk është sekret se në vende anëtare ka individë dhe forca që as e duan zgjerimin dhe as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën e anëtarësimit. Loja politike në këtë moment nuk është ndonjë shkencë e madhe për t’u kuptuar; këto janë problematika krejt të natyrshme që do t’i trajtojmë me qetësi, vendosmëri dhe argumente, rast pas rasti dhe ftesa që kemi në dorë, na e bën pak më të lehtë këtë punë jo të lehtë”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?