Frika e Ramës: Pse cilësohemi si qeveri arrogante?
Partia Socialiste prej orës 10:00, mblodhi Asamblenë e saj Kombëtare, nga ky kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe parti në shtator.
Por, nga ana tjetër Rama foli edhe për kërcënimin që ”kanos” qeverinë dhe PS. Ai shtroi pyetjen se pse qeveria e tij cilësohet nga njerëzit si arrogante.
“Sot qeveris e majta mund të jetë shumë më mirë, mirëpo ky është proces sa i lidhur me shifra aq i lidhur me njerëzit për këtë arsye ne do të bëjmë këtë fushatë ku do të tregojmë çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë. Dhe do të kuptojmë si do ti shpëtojmë ne një kërcënimi shumë të madh për PS e qeverinë tonë. Kërcënimit që ne të etiketohemi përfundimisht si arrogantë. Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë?”,-tha Rama
Në një farë mënyre përgjigjen e dha po vetë. ”Duhet ta kuptojmë dhe ndajmë cilat pjesë të qeverisjes sonë, konsiderohet arrogante sepse është e drejtë dhe ne bëjmë reforma që janë të dhimbshme, dhe cila pjesë e qeverisë tonë është padrejtësisht arrogante me njerëzit”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

