Paloka i pa surprizuar nga sjellja e Ramës: Tregon në çfarë niveli degjenerimi ka vajtur
Thotë se nuk e ndjek prej kohësh, por nuk është aspak i suprizuar nga gjuha denigruese e Ramës ndaj kandidatë për deputet të PD.
Në një intervistë për Rtv Ora, nënkryetari i PD-së dhe kreu i listës së kësaj partie në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, thotë se sjellja e Ramës është dëshmi se ai ka prekur fundin dhe nuk i krijojnë asnjë lloj ndjesie përveç të qeshurave.
Edi Paloka: Nuk e kam ndjekur, ka kohë që nuk e ndjek, më thanë që ka vazhduar për të tretën ditë me radhë të merret me figurat e opozitës. Vetëm kjo mjafton për të kuptuar se në çfarë niveli degjenerimi ka vajtur. Është fundi, kur vjen fundi kështu vjen. Rama vetë mund të ketë dhe një arsye personale, për ne që njohim atë Tiranën e vogël, mbase po nxjerr inatet e bullizimit që i kanë bërë dikur në Tiranë, por nuk është faji ynë, as i opozitës, për komplekset që ka ai nga rinia. Vetëm na jep një mundësi për të qeshur. Është fundi.
Duke e cilësuar një strategji alla-Rama në këtë parafushatë elektorale, nënkryetari i PD-së thotë se sjellja arrogante dhe negative e tij është një nga arsyet që ka krijuar urrejtje te shqiptarët, përpos keqqverisjes.
Edi Paloka: Ky njeri që për 8 vite ka krijuar këtë urrejtje të shqiptarëve për këtë arsye e ka krijuar, jo vetëm se ka qeverisur keq. Qeveri të këqia ka pasur, edhe ne nuk kemi pasur qeverisje perfekte. Gjithmonë qeverisja krijon pakënaqësi, sidomos pas 8 vitesh. Por ky ka krijuar një mllef dhe një urrejtje dhe te socialistët. Ky jo vetëm ka qeverisur keq, ka bërë keq, por edhe është tallur, është përpjekur ti poshtërojë shqiptarët, ti ironizojë. Është negativ, është i zi, prandaj do ta heqim me 25 prill. I ka ardhur dita të shporret me gjithë negativitetin e tij. Shqiptarët do të heqin një të keqe me 25 prill, do të çlirohen nga një e keqe. Një e keqe e madhe për të cilën jam i bindur që as socialistëve nuk do tu vijë keq, përkundrazi janë me dhjetëra dhe qindra mesazhe që kam marrë dhe personalisht jo vetëm ga socialistë të thjeshtë, por edhe nga figura të nderuara të PS që kërkojnë të njëjtën gjë. Ky duhet të ikë një orë e më parë.