FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gabimet mjekësore, Beqaj: Të angazhuar për ndryshimin e kodit penal

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar sot nga Shkodra se po angazhohet për të bërë ndryshime në kodin penal për gabimet mjekësore.

Në ditën Botërore të Shëndetësisë, Beqaj u shpreh nga Shkodra se do ketë ndryshim jo vetëm për nenin 96 të kodit penal, që i konsideron gabimet mjekësore si vepër penale, por do ketë një ndryshim në tërësi të këtij kodi.

“Ka një angazhim timin për te pare ndryshimin e kodit penal për gabimet mjekësore. Nuk behet fjale vetëm për nenin 96 por për krejt pjesët e shendetesisë qe janë ne kosin penal. Mjeket e Shkodrës mund te shprehin qëndrimin e tyre edhe me ndërprerje te punës por ne jemi duke e parë. Tjetër është gabimi, tjetër është pakujdesia, tjetër është neglizhenca”- ka thënë ministri Beqaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se bluzat e bardha në Shkodër kanë dalë disa herë në protestë kur kërkojnë që shteti të reagojë për të tilla fenomene, ku gabimet mjekësore të mos konsiderohen vepër penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?